Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në në ceremoninë e nderimit për oficerin, Afrim Bunjaku, i cili u vra në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës, nga bandat kriminale të Serbisë ka ndarë Post-Mortem, urdhrin me të lartë të Republikës ‘Hero i Kosovës’ të cilin e pranuan familjarët e të ndjerit.

Osmani, në fjalimin e saj është shprehur se Kosova ka edhe një hero i cili përkushtimin dhe profesionalizimin ia dedikoi mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“Jemi mbledhur në këtë ceremoni për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit tonë Afrim Bunjaku, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë, ndërkaq prej sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

Sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i ndajë Post-Mortem, urdhrin më të lartë të Republikës, urdhrin ‘hero të Kosovës.

Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, ka edhe një kujtim më shumë për një njëri që me profesionalizëm e përkushtim iu dedikua mbrojtjes së Republikës për të cilën ra në krye të detyrës”.

Osmani e përshkroi jetën e një oficeri të policisë, duke thënë se është “jetë e shërbimit e sakrificës dhe guximit”.

“Jeta e një oficeri polici është jetë e shërbimit e sakrificës dhe guximit. Afrim Bunjaku, sikurse edhe të gjithë pjestarët e tjerë të Policisë së Kosovës, dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe bën atë që duhet rikthyen ligjin, mbrojtjen integritetin territorial dhe sovranitetin dhe vunë në vend dinjitetin”.