Mbrëmjen e djeshme, në ‘Prime’-n e rradhës të “Love Island Albania” pati një sërë dinamikash dhe emocionesh, ashtu sikurse edhe dy eleminime.
Përpos kësaj, u komentua edhe një nga daljet më të bujshme deri tani, pikërisht ajo e Salionit, i cili u penalizua nga loja papritur.
Referuar këtij eleminimi të papritur që shumë prej shikuesëve nuk e pritën mirë për shkak të simpatisë së krijuar ndaj ish-konkurrentit, ka reaguar edhe Dalina Buzi.
“Mua më pëlqen që Salioni është i vërtet me ndjenjat e tij, kjo gjë është kundër ‘Love Island Albania’. Ai ka hyrë aty si vetja dhe me ndjenja të vërteta. Ka njerëz që tentojnë dhe guxojnë për të njohur më shumë, por ti nuk e bëre këtë. Ti harrove që kjo është një formulë dhe Shqipëria u çudit kur ti ike në mes të javës.”- është shprehur ajo.