Kemi një përgjigje nga një eksperiencë personale e një vajze që është bërë virale në TikTok.
Zgjuarsia dhe stabiliteti - këto janë dy gjëra që Aaliya Lara i çmon në lidhje me marrëdhënien e saj me një partner 23 vite më të madh se vetja.
Aaliya, 25 vjeç, u njoh me burrin e saj Steve Lara, 48 vjeç, dy vjet më parë dhe ajo është një vit më e vogël se vajza e tij e madhe.
Ndërsa Aaliya e ka shumë të sikletshme kur e ngatërrojnë me vajzën e tij, ajo thotë gjithashtu se negativiteti më i keq vjen nga interneti.
Çifti ndau një video në lidhje me marrëdhënien e tyre në TikTok, duke mbledhur 7.5 milionë shikime dhe komente "të shumta" me gjuhën e urrejtjes.
"Ka komente të tilla si, "Ky është i sëmurë", "Ai është një maniak", "Ai do të të lërë për dikë më të re kur të rritesh edhe ca" dhe shumë të tjera që unë përpiqem t'i bllokoj sapo të shfaqen." tha Aliya.
“Mendoj se komenti më negativ dhe më i urryer që kam marrë ishte: “Bruce Willis u sëmurë me demencë dhe gruaja e tij e re në moshë e la atë dhe kjo do të bëjë të njëjtën gjë”.
“Nga pamja e jashtme, mendoj se marrëdhënia jonë mund të duket jo me shumë vlerë.
“Por më thyhet zemra kur dikush thotë gjëra të tilla për njeriun që dua”.
“Kam marrë parasysh gjithçka pasi pranova këtë marrëdhënie me një burrë më të madh se unë”, tha ajo.
“Mund të tingëllojë si naive, por unë jam e përgatitur të përballem me çdo gjë dhe kam ndërmend të kujdesem për të deri në frymën e tij të fundit”.
Ajo tha: “Disa nga pjesët më të mira për mua të të qenit në një lidhje të tillë është mençuria dhe stabiliteti që ka partneri im.
Ka pasur shumë gjëra që nuk i mësova apo nuk i dija kur u takuam dhe ai me të vërtetë më ka hapur mendjen se sa të pakufishëm jemi të gjithë në jetë.
Steve është gjithashtu baba i Adrianna, 26 vjeç, dhe Cristian, 22, nga një lidhje e mëparshme, të cilët janë takuar me Aaliya.