Zjarri i përmasave të mëdha pushtoi të dielën fabrikën e bojërave 'Deutsch Color' në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Fabrika është në pronësi të biznesmenit Luan Muça.
Fabrika "Deutsch Color" është cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.
Muça e nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shumë vende të botes duke faturuar mbi 240 milionë euro në vit. Ai është një nga industrialistët dhe CEO shqiptar i cili ka arritur të realizojë 5 fabrika në 3 kontinente; Europë, Afrikë, Azi.
Prej 4 vitesh vepron dhe në SHBA, ku është kthyer në një nga distributorët më të mëdhenj për zonën e New York, New Jersey dhe Philadelphia. Në 2012 themeloi fabrikën "Deutsch Color" në Shqipëri e cilësuar si më e madhja në Ballkan përsa i përket prodhimit të produkteve kimike të industrisë së ndërtimit.
Muça ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka djekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Muça ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi.
Që prej vitin 2019, "Deutsch Color" është prezent me fabrikën e saj, edhe në Kairouan, Tunizi e cila mbulon nevojat e tregut afrikan falë teknologjisë dhe stafit të kualifikuar perëndimor. Në vitin 2021, kur çdo biznes ishte i tërhequr për të bërë investime të reja, shkak ky i vitit pandemik, Luan Muça vendosi të investojë në Bergamo të Italisë me ndërtimin e fabrikës ku nga ai moment vendosi ti quajë DC Industry.
Në shtator të 2022 nisi prodhimi i fabrikës DC Industry në Bergamo, Itali e cila ka krijuar një portofol prej 1200 klientësh.Edhe në Afrikë ka nisur themelimin e DC Industry në Senegal e cila njhet si një nga fabrikat më moderne dhe e madhja në atë shtet.
Dy projekte të reja në konstruksion e sipër janë dhe Dc Industry Egjipt me një investim prej 25 milionë euro i cili pritet të përfundojë në nëntor 2023, dhe Dc Industry Indi i cili pritet të nisë prodhimin në vitin 2024.
Burimi: Ora News