Organizata “American Albanian Law Enforcement Association USA”, që ka për synim thellimin e marrëdhënieve mes amerikanëve dhe shqiptarëve, në shenjë solidarizimi dhe nderimi për veprën e heroit Afrim Bunjaku, ka hapur një “Gofoundme”, ku secili mund të kontribuojë dhe t’i dalin në ndihmë familjes së tashmë të ndjerit.

Një pjesë e madhe njerëzish duket që i janë bashkuar thirrjes duke mbledhur plot 30 mijë euro për familjen e të ndjerit deri tani. Kliko këtu për të ndihmuar...

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjesin e të dielës në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.