Vrasja e 35-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa në Itali ka tronditur komunitetin shqiptar në vendin fqinj, por edhe atë italian.

Kryebashkiaku i komunës Castelfiorentino Alessio Falorni i ka kushtuar disa fjalë shqiptares së ndjerë, teksa e konsideron të papranueshëm faktin që edhe sot vijon të ushtrohet dhunë ndaj grave.

“Ajo ishte një vajzë fantastike, të cilën e njihja mirë personalisht dhe e donin të gjithë. Ky lajm na shkatërroi”, shkruan në Facebook, kryebashkiaku i Castelfiorentino (Firence) Alessio Falorni. “Castelfiorentino do të shpallë dy ditë zie në qytet, e flamujt do të ulen në gjysmështizë. Do të anulohen demonstratat publike si dhe do t’u kërkohet shkollave të flasin me studentët për temën e dhunës ndaj grave.”

Kjo e fundit vjen për shkak të dyshimeve se vrasja e 35-vjeçares shqiptare mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i saj, i cili është aktualisht në kërkim.

“Do të shpallim sot në mbrëmje, me pjesëmarrjen e shoqatave, një kortezh me qirinj në të cilin ftoj qytetarët të marrin pjesë, për një qëndrim kolektiv kundër këtij fenomeni të tmerrshëm barbar, fatkeqësisht kaq i shpeshtë edhe në kohët tona, dhe për të kujtuar Klodianën me dashurinë tonë. Ne nuk dorëzohemi para tmerrit”, shkruan Falorni.

Klodiana Vefa u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrugë, mbrëmjen e të enjtes pasi një burrë i bëri pritë. Ndërkohë, për krimin është shpallur në kërkim burri i saj, gjithashtu shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)