Emisioni i ri i Albano Bogdos "Albano Show" është tema më e komentuar e momentit në vendin tonë, për të gjitha arsyet e mundshme, përveç qëllimit të tij kryesor që është humori.

Një deklaratë e bërë prej tij për Beatrix Ramosajn ka nxitur polemika të shumta, duke revoltuar njerëzit për gjuhën maskiliste dhe denigruese të përdorur prej tij.

LEXOBoll me humorin kaps e maskilist!

Përveç njerëzve që kanë reaguar në masë, ka pasur qëndrime edhe nga figura publike që "dënojnë" humorin e përdorur prej Albanos. Disa e konsiderojnë tejkalim të kufijve dhe nuk tolerojnë faktin që ai është marrë me jetën private të Beatrix, të tjerë ngrenë alarmin për gjuhën maskiliste, e të tjerë kërkojnë reagimin e AMAs.

Ja disa prej deklaratave: