Për shumë njerëz, veçanërisht gratë, udhëtimi vetëm mund të jetë një përvojë unike. Siç sugjerojnë edhe psikologë, udhëtimet solo mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të gjetur veten e për të zbuluar gjëra të reja.
Dhe, gjatë viteve të fundit, industria e udhëtimeve ka ndryshuar disi, duke çuar në më shumë gra që të eksplorojnë botën vetë.
Megjithatë, pavarësisht trendit në rritje, gratë ende përballen me një sërë sfidash kur ndodhen jashtë vendit, ndoshta të ndryshme nga ato me të cilat përballen burrat.
Duke ndarë me 301,500 ndjekësit e saj, një ‘TikToker’ theksoi katër vende ku ajo ndihej e pasigurt si një udhëtare femër.
Bëhet fjalë për në Marrakesh, Marok, në Paris të Francës, në Beograd të Serbisë dhe Pattaya të Tailandës.
Edhe pse nuk ka hasur në ndonjë problem serioz në këto vende, blogerja u tha ndjekësve të saj se është e rëndësishme të jeni gjithmonë 'vigjilentë' dhe 'të vetëdijshëm' kudo që të shkoni.
Chloe tha se ndërsa është ndjerë 'e pasigurt' në këto vende, përvojat e saj nuk duhet t'ju pengojnë t’i vizitoni.