Ti ke thënë 'PO, pranoj' tani mbylli sytë dhe imagjino ditën që gjithnjë ke ëndërruar...
Pranë tij, aty ku çdo detaj është i ndriçuar me dashuri, e veshur me fustanin për të cilin ke menduar shumë gjatë, ai fustan që simbolizon bukurinë unike të çdo vajze në këtë ditë të shënuar.
Për të gjitha nuset e ardhshme!
CLASS by Alketa Vejsiu është destinacioni për çdo vajzë që do të përjetojë një ëndërr.
Në showroom-in më të ri në kryeqytet, po flitet për koleksionin e ri të fustaneve të nusërisë për vitin 2024. Një koleksion që tërheq vëmendjen përmes detajeve dhe veçantisë së dizajnit.
Gjithashtu Class by Alketa Vejsiu ka sjellë ekskluzivisht në Shqipëri disa modele fustanesh nga marka prestigjoze në nivel ndërkombëtar, Rosa Clará.
Ishte viti 1995 kur Rosa Clará hapi dyqanin e saj të parë të koleksioneve për fustanet e nusërisë në qytetin e saj të lindjes: Barcelonë. Pikërisht aty ajo filloi rrugëtimin e saj si një markë kryesore për veshjet e nusërisë.
Në atelien e Class, pëlhura është thelbi i çdo koleksioni të veshjeve të nusërisë, pasi është 'sekreti' për të siguruar lehtësi, strukturë ose transparencë për çdo dizajn nusërie.
Class By Alketa Vejsiu zgjedh gjithmonë cilësinë më të lartë dhe ka një ekip ekspertësh, të drejtuar nga stilistja Livia Myftari, që 'gjurmojnë' pëlhurat më të mira për çdo stil dhe për t'ju përshtatur çdo nuseje.
Koleksioni i ri 2024
Primrose
Fustan mikado, stil princeshe me një bisht të gjatë dhe një detaj me hark të madh deri në shpinë. Ky fustan ka një dekolte "V" dhe vjen me mëngë të gjata, perfekt për një pamje të jashtëzakonshme dasme. E dizenjuar dhe e qëndisur me detaje të punuara me dorë, nga Class Atelier!
Ivory
Një fustan Mikado me një bisht të gjatë në një siluetë të stilit sirenë, perfekt për një nuse elegante.
Prerja tek supet e bën qafën tuaj më të dukshme, duke e inkuadruar bustin në perfeksion.
Projektuar me detaje të punuara me dorë nga Class Atelier.
Silene
Nëse dëshironi një pamje seksi, ky është fustani i nusërisë për ju. E punuar në një dantellë elegante të qëndisur me kristale nga Class Atelier. Busti i stilit korse bën formën perfekte për çdo nuse që dëshiron një pamje “all eyes on me”.
Josephine
Fustan nusërie në stil princeshe me mëngë të gjata dantelle, i punuar në tyl dhe i kombinuar me pjesën e sipërme të dantellës të qëndisur. Dizenjuar për një pamje tipike "mbretërore" nga Class Atelier.
Amber
Fustan në stil romantik me prerje princeshe, i punuar në tyl dhe i kombinuar me dantellë delikate me lule, i qëndisur me lule 3d nga Class Atelier.
Aster
Fustan nusërie i freskët dhe i pastër me fund tyli voluminoz i kombinuar me një dantellë elegante. Pjesa e sipërme e stilit korse është projektuar dhe punuar nga Class Atelier me detaje të punuara me dorë.
Sierra
Fustan nusërie A-Line, i punuar me dantellë me tegel me shkëlqim. Dizenjuar me një dekolte elegante "V" dhe mëngë të gjata të punuara me dorë me pupla nga Class Atelier.
Daria
Fustan nusërie A-Line, i punuar me dantellë me tegel me shkëlqim. Stili i korsesë përshtatet bukur për të formuar bustin dhe për të nxjerrë në pah kthesat femërore të nuses. Mëngë të gjata të fryra opsionale. Punuar me dorë nga Class Atelier me tyl të zhveshur në bel për një dozë të shtuar hijeshie dhe romantike.
Marigold
Fustani i nusërisë me supe jashtë i punuar në saten, i kombinuar me dantellë elegante. Ky fustan ka një fund voluminoz dhe një bisht të gjatë luksoz, perfekt për një ceremoni fetare. Stiluar dhe punuar nga Class Atelier.
"...sepse në ëndrrën tuaj çdo detaj ka rëndësi."
Në atelien e Class by Alketa Vejsiu ju mund të stiloni fustanin nga fillimi, me ndihmën e profesionisteve të Class, të cilat me përkushtim tregojnë kujdes në çdo hap.
"Një fustan nusërie është intim dhe personal për një grua, ai duhet të reflektojë stilin dhe personalitetin e një gruaje." - Carolina Herrera