Nuk rastësi që për ndarjet shkruhet kaq shumë, hite këngësh, libra të panumërt. Nisur edhe natyra e secilit prej nesh, ndarja nga i dashuri të sjell një ndjenjë plogështie, vetmie dhe mbyllje në vetvete. Po si e shikojnë atë të tjerët, shoqet e ngushta, që gjithmonë janë aty kur të duhen.
Në fakt, gjithçka që thonë, as vetë nuk e besojnë, megjithatë shoqet e kanë gjithmonë një të mirë - të duan njësoj edhe pas ndarjes.
Nuk do të gjejë më mirë se ti. Pas një ndarjeje, sado e bukur që të jetë ajo që ai do të zgjedhë, ty nuk do të hyjë aspak në sy. Ndaj pas inatosjes së parë, ti do të vazhdosh të jesh e mërzitur derisa një ditë të kuptosh se nuk ia vlen më. Pavarësisht atyre që të thonë të tjerët.
Do gjesh më të mirë. As kësaj asnjëherë nuk i dihet. Megjithatë, për të gjetur një tjetër nuk është shumë e vështirë. Ideja është që për momentin ai për ty është i vetmi mashkull në botë dhe ti nuk dëshiron të mendosh për asnjë tjetër.
Më vonë do i kujtosh të gjitha këto dhe do qeshësh. Këtë ta urojnë të gjithë. vërtet. por mos mendo se diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Pas një lidhjeje janë të shumta ato që mbeten pezull, derisa të vijë dita që të jenë larguar nga jeta jote përgjithmonë. Vetëm në rast se vjen leonardo dicaprio gjysmë i zhveshur dhe i ulur në gjunjë dhe të thotë se je gruaja e jetës së tij. Po, në këtë rast edhe penelopa, besnikja më e madhe, do ta harronte odisenë në sekondë.
Eh, sikur të isha në moshën moshën tënde, çdo ditë me të ndryshëm do të dilja. Këtë do ta dëgjosh, me siguri, nga mami ose nga tezet. Por kush e mendon këtë, kur mund të kesh vetëm dikë për të ndarë çdo moment, nga shëtitjet dorë për dore deri në zgjidhjen e problemeve më të mëdha. Ndaj mami dhe tezja bëjnë mirë t’ia thonë ndonjë tjetri këto "batuta".
Është koha të shijosh lirinë. Kur një lidhje ka zgjatur më shumë se tre vite, është e vërtetë që në disa raste mund të të ketë munguar jeta single. Por duhet të dish edhe diçka tjetër. femrat që janë single nuk dalin çdo natë dhe nuk bëjnë seks me kë iu del përpara, në përgjithësi nuk bëjnë seks.
Do të pendohet. Me siguri të plotë, ai nuk do të bëhet pishman. Kur arrin në fazën e ndarjes, është shumë e vështirë që një batutë si kjo të të ndryshojë mendim. Sepse në të përfshihen edhe të gjitha ato situata në të cilat ti e ke vënë veten pas ndarjes. Sidomos kur ke kaluar të 25-at aq më shumë vështirësohen gjërat. Është shumë e vështirë të pendohet, përveç rastit nëse nuk gjen diçka tjetër më të mirë brenda një kohe të shkurtër, ose faktit që mund të ketë pasur vërtet një arsye serioze për këtë vendim.