«Ëndrra jonë»: kështu e përcaktoi Chiara Ferragni vilën e saj të re të blerë në liqenin e Komos në mediat sociale. Dhe përkufizimi nuk mund të ishte më i përshtatshëm: sepse rezidenca në fjalë është me të vërtetë një shtëpi ëndrrash. Nëse gjatë verës sipërmarrësja dixhitale kishte treguar vetëm disa detaje të pronës, tani ajo ka ndarë në Instagram foto të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të “shtëpisë së re familjare”.

“Villa Matilda” shkruan ajo duke prezantuar shtëpinë me 29.7 milionë ndjekësit e tij. Një emër domethënës për yllin e rrjeteve sociale: Matilda, në fakt është emri i qenit të Chiara Ferragni-t, që u nda nga jeta pak kohë më parë. Një qen që pati një domethënie të rëndësishme në historinë e Ferragnez-ve, duke qenë se historia e dashurisë mes biznesmenes dhe reperit nisi me vargun e një kënge kushtuar “qenit të Ferragni”.

Dhe emri i vilës tashmë thotë shumë për kuptimin që ka kjo shtëpi për çiftin: do të jetë foleja e tyre e re e dashurisë. Një vend i zemrës ku mund të kalojnë momentet më të rëndësishme familjare, larg Milanos dhe angazhimeve profesionale.

Shtëpia e re e Ferragnez ka orendi të rafinuara dhe elegante, me të gjitha nuancat e të bardhës dhe bezhës. Fjala kyçe është drita: shtëpia, në fakt, ka dritare të mëdha me pamje nga liqeni. Fotot e shpërndara nga Chiara Ferragni në Instagram janë të njëjtat të publikuara në Architectural Digest, një revistë kushtuar shtëpive më të bukura në botë. Seria e imazheve tregon dhomën e ndenjes, kuzhinën dhe dhomën e ngrënies. Elementet klasike alternohen me më shumë detaje country, me disa prekje vintage, sidomos tek ambazhuret.

Për dhomën e fëmijëve, megjithatë, është zgjedhur një letër muri bardheblu me detaje arredimi të bardha, blu dhe të kuqe. Jashtë hapësira e madhe e gjelbër është e mobiluar me një tavolinë të madhe, perfekte për një drekë apo aperitiv. Nuk mungojnë shezlongët dhe një kënd relaksi.

Qershia mbi tortë: pamja madhështore e liqenit të Komos, që vlen më shumë se çdo mobilje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)