Jori Delli dhe Fred de Palma janë çifti i momentit. Ata po jetojnë një romance të bukur dashurie që ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në rrjet.

Gjërat mes tyre janë serioze e çifti shfaqet i pandarë Së fundmi, modelja ka ndarë një foto teksa shihet Fred duke gatuar me nënën e saj e më pas të ulur së bashku në sallon, ku duket se shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin, duke gatuar receta tradicionale shqiptare në mesnatë.

Sot, Jori ka ndarë një video ku referuar një artikulli pyet nënën e saj nëse Fred është ‘ëndrra e çdo vjehrre” dhe ajo përgjigje shkurt me ‘Po’.

Në një intervistë pak javë më parë, Jori zbuloi se Fred ka qenë ish-i dashuri i saj, me të cilin u pajtua sërish, pas ndarjes së fundit në janar.

“Fred de Palma ka qenë ish-i im, pastaj jemi ndarë dhe jemi rikthyer sërish. Jemi ndarë në janar. Jemi ndarë se kishim shumë arsye, ai kishte një jetë shumë të ndryshme, shumë probleme. Tashmë kemi gjetur një gjuhë të përbashkët. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Më tej ajo u shpreh se në të ardhmen planifikojnë dhe të bëjnë një dasmë me tradita.

“Jemi shumë tradicionalë të dy. Të dy duam që të martohemi. Martesa nuk është një gjë, është një gjë që mund të ndodh. Pres një propozim, pastaj një bebe. Po e dua”, vazhdoi ajo.