“E di që mund të trokasin në derën time në çdo moment, por unë thjesht do të vazhdoj të filmoj. Më ndihmon të përballem me jetën. Dhe të mbijetoj.”
Me konfliktin izraelito-palestinez që dominon titujt kryesorë, pas nisjes së një sulmi në shkallë të gjerë nga grupet militante palestineze të udhëhequra nga Hamasi kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, po ju sjellim disa filma që nxjerrin në pah tensionin midis dy palëve dhe që synojnë të ndihmojnë audiencën të kuptojë më mirë historinë.
Një detyrë e frikshme, pasi konflikti ka zgjatur për kaq shumë kohë dhe çdo bisedë apo portretizimi kinematografik i çështjes çon pa ndryshim në polemika.
Megjithatë, siç tha dikur i ndjeri Roger Ebert, filmat janë "si një makineri që gjeneron ndjeshmëri". Pra, megjithëse besojmë se kjo listë nuk është shteruese, këta filma- përveç vlerës së tyre artistike - janë një mjet mrekullueshëm për të kuptuar këndvështrime të ndryshme dhe për të edukuar audiencën për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.
Paradise Now (2005)
Waltz with Bashir (2008)
Lemon Tree (2008)
5 Broken Cameras (2011)
The Gatekeepers (2012)
Foxtrot (2017)
Gaza Mon Amour (2020)
The Viewing Booth (2020)