Mbrëmjen e djeshme "Love Island" mbylli siparin e edicionit të parë në vendin tonë që erdhi nga Luana Vjollca në televizionin "Klan".
Një edicion i suksesshëm që u prit shumë mirë nga publiku. Mesazhet për Luanën ishin të shumta, mesazhe vlerësimi e mbështetjeje.
Mes tyre, neve na tërhoqi vëmendje komenti i një prej drejtueseve të "Top Channel", Sara Hoxha. Në një postim të moderatores dedikuar finales së mbrëmshme, Sara ka shkruar: "Suksese". Një koment që dëshmon marrëdhënien e mirë që ato ende ruajnë me njëra-tjetrën dhe se rivaliteti i nxit të gjithë të punojnë më shumë por edhe të vlerësojnë 'kundërshtarin'.
Kujtojmë se Luana u largua pas 15 vitesh nga "Top Channel" në 2021. Asokohe, përmes një mesazhi në mediat sociale ajo shkroi se "Top Channel do mbetet gjithmonë shtëpia ime". Ajo iu bashkua më pas "TV Klan" ku solli "Zemër Luana" dhe 'Love Island".
View this post on Instagram