Rihanna, e njohur për suksesin e padiskutueshëm në muzikë dhe biznes, është gjithashtu, sigurisht, një ikonë mode. Përtej paraqitjeve të saj më të mëdha në tapetin e kuq, si ai fustan i paharrueshëm i Guo Pei në Met Gala 2015, ajo shkëlqen në çdo dalje.

Një shembull? Ja mbrëmë në Los Angeles me një kombinim të një veshjeje sportive dhe diamanteve.

Për një takim në qendrën e famshme, Giorgio Baldi, këngëtarja - e cila sapo është kthyer në bjonde - zgjodhi një veshje të zbukuruar me aksesorë të shkëlqyeshëm. Ajo kishte veshur një golf të ze, streçe të zeza prej kadifeje dhe një pardesy të zezë lëkure.

Për t'i shtuar një prekje elegance look-ut të saj të, Rihanna kishte vendosur një palë vathë, byzylykë dhe unaza diamanti dhe një palë taka të zeza nga Amina Muaddi, të zbukuruara me detaje kristali në kyçet e këmbëve.

E kur sensacioni i pop-it mbahet si një nga mbretëreshat e tapeteve të kuqe, stili i saj në përditshmëri është po aq mbresëlënës (veçanërisht arkivi i saj në rritje i gurëve të çmuar ultra të rrallë të cilësisë së mirë). Në botën e Rihannës, rrobat nuk janë asgjë pa aksesorë verbues, edhe më mirë nëse verbimi vjen falë diamanteve të vërteta.