Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze.
Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”. Pesë bijat e paharrueshme të zonjës Benet, të gjitha në kërkim të një martese të lakmueshme përvijojnë një tablo të gëzueshme e të thellë të jetës në fshatin anglez në fund të shekullit 18-të.
Fatet e Elizabetit, Xhejnit, z. Bingli dhe të hijerëndit z. Darsi ngërthehen në një vallëzim të parezistueshëm e psikologjik, që hedh dritë mbi shpirtin njerëzor të paparashikueshëm dhe shumëtrajtësh, sidomos kur gjendet përballë dashurisë apo diçka që i ngjan asaj.
Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar. Kjo është një histori e paharrueshme mbi pakujdesinë e përshtypjeve të para, fuqinë e arsyes, e mbi të gjitha për dinamikat e çuditshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore.
View this post on Instagram
Fragmente nga libri
1) ...kurrë si në atë çast, nuk kish ndier aq sinqerisht se ishte dashuruar
me të, tani që dashuria ishte krejt e kotë.
2) Vaniteti dhe krenaria janë të ndryshme si tipare, ndonëse shpeshherë i
ndeshim si sinonime. Dikush mund të ndihet krenar pa u ndier
vanitoz. Krenaria ka të bëjë më tepër me mendimin që ushqejmë për
veten tonë; vaniteti lidhet me atë që do të donim të mendonin të
tjerët për ne.
3) Kam një lloj kokëfortësie brenda meje, e cila s’më lejon kurrë të më
shtijë frikën dikush. Përkundrazi, më rritet guximi, kur dikush
mundohet të më trembë.
4) Kam luftuar më kot. E pra, s’mundem më. Jam i pazoti t’i ndrydh
ndjenjat e mia. Lejomëni t’ju them që ju adhuroj e ju dua marrëzisht!
Titulli: Krenari dhe paragjykim
Autore: Jane Austen
Përkthyes: Gjergj Kaftani
Zhanri: Roman
Data e botimit: nëntor, 2023
Numri i faqeve: 536
Çmimi: 1400 lekë
ISBN: 978-9928-371-66-9
Mosha e sugjeruar: 15 vjeç e lart