Emmanuel Macron, presidenti franceze, u takua me gruan e tij Brigitte kur ai ishte 15 vjeç dhe ajo 39! Historia e tyre është larg tradicionales, më shumë si një histori Hollywood-I ose romanesh.
Çifti ka folur publikisht për mënyrën e pazakontë në të cilën filloi romanca e tyre – kur ai ishte student në shkollën e mesme ku ajo ishte mësuese, në qytetin Amiens në Francën veriore.
Edhe pse familja e Brigitte nuk e miratoi menjëherë lidhjen e tyre, gjyshja e shtatë nipërve e mbesave dhe nëna e tre fëmijëve nuk i lejoi ta pengonte. As diferenca e moshës 25-vjeçare që shkaktoi mjaft zhurmë në tabloidet kur filloi romanca e tyre.
Si ranë ata në dashuri?
Sipas një interviste që Brigitte dha për ‘Paris March’, ajo dhe Emmanuel po punonin së bashku për një shfaqje, ndërsa ajo ishte mësuesja e tij e dramës dhe si rezultat, ata shiheshin një herë në javë. Brigitte, e cila në atë kohë ishte e martuar me një bankier, ka thënë se “Pak nga pak më bëri për vete inteligjenca e tij. Unë ende nuk i kam njohur të gjitha anët e tij. E ndjeva veten duke rënë në dashuri. Edhe ai… Në moshën 17-vjeçare, Emmanueli më tha ‘Çfarëdo që të bësh, unë do të martohem me ty’. Dashuria më çoi në divorc.”
Në 2006, Brigitte u divorcua nga bashkëshorti i saj, dhe në 2007 ajo dhe Emmanueli, i cili ishte 29-vjeç kurse Brigitte ishte 54-vjeç, vendosën të martoheshin.
Ata tashmë janë bashkë prej 16 vitesh dhe dashuria që kanë ndarë gjithmonë është ende shumë e dukshme. Dashuria e tyre ka qenë një partneritet i fortë dhe sipas raportimeve Emmanuel Macron vlerëson mbështetjen dhe mençurinë e gruas së tij.
Kur ai ishte ministër, ajo merrte pjesë në disa nga takimet e tij. Macron ka thënë se Brigitte nuk luan thjesht një rol mbështetës pasiv. Gruaja e tij kurrë nuk do të ishte thjesht "prapa" tij, u tha ai mbështetësve. "Nëse zgjidhem - jo, më falni, kur të zgjidhemi - ajo do të jetë atje, me një rol dhe një vend."
Në një intervistë të fundit, Brigitte ka deklaruar se krijimi i një marrëdhënieje me Emmanuel Macron, fillimisht ishte "sakatuese", për shkak të diferencës së tyre në moshë- dhe faktit që ajo ishte mësuesja e tij e shkollës së mesme në atë kohë.
Ajo tha për ‘Paris Match’: "Për mua, një djalë i tillë i ri nuk ishte ende gati për të ecur para."
Ndërsa prindërit e Emmanuel fillimisht dyshuan se ai po dilte me vajzën e Brigitte, kur e vërteta doli në dritë ai u dërgua në një shkollë në Paris.
"Emmanuel duhej të largohej për në Paris," tha Brigitte, tani 70 vjeç. "I thashë vetes se ai do të dashurohej me dikë të moshës së tij. Kjo nuk ndodhi."
Të dy mbanin kontakte, por për një kohë Brigitte u përpoq të mbante një distancë mes tyre për të mos "shkatërruar" jetën e fëmijëve të saj, të cilët ishin afër moshës së Emmanuelit.
"Kjo zgjati 10 vjet, koha për t'i vendosur në shina. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin," tha ajo. "Por unë nuk doja të humbisja jetën time."
Siç tha ajo për Paris Match, marrëdhënia e tyre vetëm sa është forcuar– falë admirimit të saj për intelektin e burrit të saj. “Nuk kam parë kurrë një kujtesë të tillë ... një kapacitet të tillë intelektual. Unë kisha shumë nxënës të shkëlqyer dhe asnjëri nuk kishte aftësitë e tij", tha Brigitte. "Unë gjithmonë e kam admiruar atë."