OpenAI po kalon një situatë kaotike...
Mira Murati ka hequr dorë nga pozicioni i CEO-s që tani është marrë nga Emmett Shear, që bashkëthemeloi shërbimin e transmetimit Twitch.
“Sot mora një telefonatë që më ftonte të shqyrtoja një mundësi që jepet një herë në jetë: të bëhem CEO i përkohshëm i @OpenAI. Pasi u konsultova me familjen time dhe reflektova për të për vetëm disa orë, pranova”, ka shkruar Shear në X.
Ndërkohë Sam Altman do t'i bashkohet Microsoft-it, do të udhëheqë projektin e madh të AI, zbulon CEO Satya Nadella Shear mohoi gjithashtu që Altman, i cili që atëherë është punësuar nga Microsoft, ishte shkarkuar për shqetësime sigurie.
“Para se të merrja punën, kontrollova arsyetimin pas ndryshimit. Bordi *nuk* e hoqi Sam-in për ndonjë mosmarrëveshje specifike mbi sigurinë, arsyetimi i tyre ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai. Unë nuk jam aq i çmendur sa të marr këtë punë pa mbështetjen e bordit për komercializimin e modeleve tona të mrekullueshme.", shkroi Shear.
Emmett Shear do të zëvendësojë Mira Muratin, e cila u bë CEO e përkohshme të premten pas rrëzimit të Altman. Largimi i Muratit nga posti vjen disa orë pasi ajo ftoi Altman të takonte drejtuesit e OpenAI në selinë qendrore të kompanisë në San Francisko të dielën.
Ish-presidenti Greg Brockman i cili u largua nga OpenAI pasi u hoq nga bordi gjithashtu thuhet se iu bashkua Altman në selinë të dielën për të diskutuar një rikthim të mundshëm në kompani.
Lëvizja e fundit pritet të përkeqësojë situatën pasi raportet sugjeruan se disa punonjës po planifikojnë t'i bashkohen një sipërmarrjeje të re të AI që Altman po planifikon të krijojë. Më vonë të hënën, CEO i Microsoft Satya Nadella njoftoi se Altman dhe Brockman do t'i bashkohen firmës së tij për të udhëhequr një ekip të ri të kërkimit të AI. Microsoft është mbështetësi më i madh i OpenAI me 49 përqind të aksioneve në kompani.