Forumi global për të gjithë njerëzit që jetojnë apo punojnë jashtë vendit,  ‘InterNations’ kryen një sondazh të përvitshëm lidhur me ‘feedback’-un e emigrantëve për vendet të cilët kanë jetuar.

Ata kanë pyetur mbi 12,000 emigrantë rreth lehtësisë së lëvizjes në një vend tjetër, punës dhe aktiviteteve të kohës së lirë në 49 qytete anembanë botës.

Málaga u votua si qyteti më i mirë në Europë dhe në botë për emigrantët në vitin 2023. Vendas miqësorë, jetesë e përballueshme dhe cilësi e shkëlqyer jetese - Málaga duket se i ka të gjitha.

Lista me 10 qytetet më të mira për të jetuar në nivel global:

1. Malaga, Spanjë
2. Alicante, Spanjë
3. Valencia, Spanjë
4. Ras Al Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe
5. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe
6. Madrid, Spanjë
7. Mexico, Meksikë
8. Kuala Lumpur, Malajzi
9. Bangkok, Tajlandë
10. Muscat, Oman