Kombëtarja shqiptare po shkruan historinë këtë vit me kualifikimin në “Euro 2024”. Me një performancë të jashtëzakonshme me 12 gola të shënuara e 4 të pësuara, Shqipëria i ka siguruar vetes rrugën për në Gjermani.
Megjithatë, kombëtarja mban një tjetër rekord shumë të rëndësishëm së bashku me Francën. Ata nuk kanë pësuar asnjë gol në shtëpi në këto eliminatore, të katër golat janë pësuar në transfertë.
Ndërsa vlen të theksohet se të gjitha fitoret janë me 2 gola e sipër, tregues se nuk kanë qenë rastësi sukseset nën drejtimin e trajnerit Sylvinho. Në 7 ndeshje në grup, për kuqezinjtë kanë shënuar 7 futbollistë të ndryshëm, Asani dhe Bajrami kanë realizuar nga 3 gola, Seferi ka shënuar 2, ndërsa nga 1 kanë Asllani, Muçi, Daku dhe Cikalleshi.