Aktorja Monika Lubonja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në InstaStory.
Mes shumë pyetjeve, nuk kanë munguar ato mbi jetën personale. Kështu, dikush e pyet: “Kur do t’na bëhesh nuse me vello?”
Përgjigja që ajo ktheu ishte: “Ja të shikojmë nga 24 tani.”, duke lënë të hapur mundësinë për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj.
Para disa kohësh, Monika foli mbi tre kritete kryesore që duhet të plotësojë mashkulli i saj ideal. Në një status ajo shkroi se ai duhet të jetë i arsyeshëm, i sjellshëm dhe miliarder. “Do të doja një burrë të sjellshëm e të arsyeshëm. Nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder.”, shkruhej në postimin e ndarë nga aktorja.