Ina Kollçaku ishte e eleminuara e rradhës në spektaklin e kërcimit ‘Dancing With The Stars’ pas disa javësh në konkurim.

Gjatë eksperiencës së saj bashkë me partnerin e kërcimit, Eltjonin, Ina ka patur disa përplasje dhe keqkuptime me juri, të cilat i ka komentuar në intervistën e saj të fundit në “Top Albania Radio.”

Ina ka thënë që mendimi i saj për jurinë nuk do të jetë më i sinqerti i mundshëm pasi kështu do të tregohej e paedukatë, kështu ka zgjedhur të jetë më diplomatike në përgjigjet e saj.

“Valbona tenton të bëjë një balancë dhe roli i saj është të bëjë balancën dhe gjithmonë e prish balancën. Lori mua më pëlqen shumë në juri. Mendoj që ishte një pozicion i merituar, por nuk mendoj që po e justifikon pozicionin.
Unë mendoj që Iliri shkon në shtëpi dhe thotë ‘unë do ta bëj kështu’ dhe live del në origjinë. Dhe këtë gjë ja respektoj se edhe unë jam ashtu. Mendoj që nuk i shpëton dot marrjes së vëmendjes dhe egocentrizmit të tij edhe kur është duke folur për të tjerët. Olta është shumë ‘funny’ dhe mendoj që çdo juri duhet të ketë një Olta. Por Olta ka një problem shumë të madh. E di se çfarë duhet të thotë, por nuk e mbron dot atë që thotë,”- shprehet ajo.