Disa ditë më parë, UEFA publikoi listën e 10 golave më të bukur të kualifikueseve të Europianit, teksa hapi votimet për të zgjedhur më të bukurin.

Ndër to ishin dhe dy gola të Kombëtares shqiptare, ai i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe dhe ai i Jasir Asanit kundër Polonisë në “Air Albania”.

Sulmuesi i djathtë kuqezi mori vendin e dytë me vota, ndërsa mesfushori elbasanas plotësoi podiumin në vendin e tretë, me të dy ata që lanë pas emra të njohur si Kilian Mbape, Leandro Trosard dhe Bukajo Sakamm, që nuk shkuan më shumë se vendet 7,9 dhe 10.

Sa i përket çmimit “Goli më i Bukur”, ai u fitua nga futbollisti i Kazakistanit, Askhat Takibergen, me golin e tij kundër Danimarkës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:

Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

Jasir Asani | Shqipëri-Poloni

Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri

Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi

Yunus Akgun | Turqi-Letoni

Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar

Sandro Ëolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn

Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni

Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut