Nëse deri më tani natën e ndërrimit të viteve, apo Krishtlindjen e keni pritur rreth tryezës familjare me njerëzit e dashur, apo në një vend të mbuluar nga dëbora, duke menduar se gjithmonë është e njëjta atmosferë, ndoshta nuk keni përjetuar asnjëherë magjinë e një vendi bregdetar në prag të festave. Portonovi, resorti luksoz që gjendet në një nga gjiret më të bukura të Malit të Zi, ishte kryefjala e pushimeve këtë vit, por gjatë periudhës së fundvitit, ky vend shndërrohet në një vend magjik buzë detit duke i bërë festat edhe më magjike.
Më 2 dhjetor, në Portonovi ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri, dhe deri më 7 janar, resorti shndërrohet në një Botë të Çudirave festive buzë detit. Jo shumë larg kryeqytetit, buzë ujërave të bruztë të Adriatikut, ju do të zhyteni në një botë plot shkëlqim. Eksperienca magjike ndihet në të gjithë fshatin që gëlon këtë sezon festash, falë dritave, zbukurimeve që llamburijnë në çdo cep. Nga eventet emocionuese deri tek festimet e jashtëzakonshme, çdo moment do të jetë i paharrueshëm këtë dhjetor në Portonovi.
Në çdo kënd do të gjeni diçka për të festuar nga stendat e ushqimeve, pijeve, tregu i Krishtlindjes, këndet për foto dhe ato argëtuese për fëmijët. Nga vizitat e Babagjyshit te personazhet e tyre të preferuar të sjellë në jetë nga animatorët, argëtimi dhe surprizat janë të garantuara. Këngëtarët, grupet muzikore, bandat dhe DJ të njohur do të "ndezin" vendin si asnjëherë më parë për 16 ditë dhe netë radhazi nga 23 dhjetori deri më 7 janar.
Nëse dëshironi ta prekni vetë magjinë e këtij vendi duhet të rezervoni një nga apartamentet apo vilat e këtij resorti, ku mund të kaloni disa ditë pushimi. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar disa ditë të mbushura me argëtim apo romancë në çift, Portonovi do t'ju garantojë një përvojë të paharrueshme. E sigurisht, për t'jua bërë këto festa edhe më të ëmbla nuk mund të mungonin ofertat. Përfitoni sa jeni në kohë nga uljet speciale për një arratisje dimërore që do të bëhet një nga kujtimet tuaja më të bukura. Oferta përfshin jo vetëm akomodimin në suitat luksoze, me mëngjes e parkim të përfshirë, por dhe një masazh relaksues 30 minuta për person. Kjo ofertë speciale "Winter Escape" fillon me vetëm 192 euro për natë dhe është e disponueshme deri në fund të muajit janar.
Gjithashtu nëse dëshironi t'i kaloni këto festa në Portonovi, ju do të keni askses edhe në hotelin ekskluziv One&Only Portonovi, ku ju dhe miqtë tuaj do të shijoni kuzhinën e shkëlqyer, trajtimet më të mira në Chenot Espace Spa dhe gjithë përkëdheljet festive që meritoni.
Sharmi magjepsës i Portonovit do t'jua rrëmbejë menjëherë zemrën, duke ju bërë të mendoni dy herë nëse festat e fundvitit duhen festuar medoemos në një vend të ftohtë, me dëborë, nga ku mund të përfitoni vetëm prej një zjarri bubulak në oxhak në një ambient të brendshëm. Prej këtij dhjetori do të zbuloni magjinë e një vendi më një klimë të butë, ku rrugët e një fshati piktoresk mesdhetar fshehin pas çdo hapi bukuri dhe surpriza mahnitëse. Zgjidhni Portonovin si destinacionin tuaj për sezonin festiv 2023-2024 dhe krijoni disa kujtime të paharrueshme.