Armëpushimi që filloi një javë më parë kishte lejuar lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, plus ndihmat humanitare shumë të nevojshme që të shkonin në Gaza.

Mirëpo, Izraeli bombardoi ashpër Rripin e Gazës të premten, ndërsa lufta rifilloi me forcë të plotë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se 178 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën, ndërsa ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur më shumë se 200 objektiva që nga mbarimu i armëpushimit në orën 05:00 GMT.

UNICEF paralajmëroi këtë mëngjes se spitalet në Gaza tashmë ishin të mbingarkuar. Të dyja palët e kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Izraeli pretendon se Hamasi ka tentuar të lëshojë raketa drejt tij dhe që ka dështuar të ofrojë një listë për lëshim të pengjeve.

Me rinisjen e armiqësive, krahu i armatosur i Hamasit ka pranuar “urdhër për luftime” dhe “mbrojtje të Rripit të Gazës”, sipas një burimi të afërt me grupin, që ka kërkuar të mos identifikohet.

Grupet ndërkombëtare për ndihma e kanë dënuar rikthimin e luftimeve.

Shqetësimet për zgjerim konflikti janë rritur pasi Ministria siriane e Mbrojtjes ka thënë se sulmet izraelite kanë qëlluar Damaskun të shtunën, dhe grupi militant Hezbollah, ka thënë se një prej pjesëtarëve është vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Liban, të premten.

Shtetet e Bashkuara janë duke punuar me parterët rajonalë që të arrijnë një tjetër armëpushim.

 

Burimi: Euronews