Ish-konkurrentja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Juliana Nura ka qenë e eleminuara e rradhës në spektaklin e kërcimit ‘Dancing with the stars’ mbrëmjen e djeshme.

Në natën e nëntë të konkurimit, ajo pati mundësinë e saj të fundit për të treguar veten tek juria, me një Dance Off kundër Irgen Çelës me kërcimin Cha Cha.

 Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari vendosën të shpëtonin Irgenin duke e konsideruar atë surpriza e spektaklit që ka ende shumë për të dhënë. Ndërkaq, Lori Bala shpëtoi Julianën. I mbeti kryetarit të jurisë të ndante fituesin e Dance Off-it zgjedhja e të cilit ka vlerën e dy votave. Iliri vendosi të shpëtojë Irgenin, duke “dërguar” Juliana Nurën në shtëpi.