Të gjitha zonat e Mbretërisë së Bashkuar janë paralajmëruar për mot të acartë, me dëborë dhe akull pasi temperaturat ranë nën zero gjatë natës.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar se kushtet e dimrit mund të ndikojnë në disa udhëtime rrugore dhe hekurudhore, pasi mund të krijohen sipërfaqe të akullta që paraqesin rrezik për rrëshqitje. Aeroporti i Glasgow ka pezulluar fluturimet për shkak të borës së madhe. Paralajmërimet janë lëshuar nga Met Office për bregdetin verior dhe jugperëndim të Skocisë, si dhe në jugperëndim dhe bregdetin lindor të Anglisë gjatë gjithë mëngjesit. Kjo do të thotë se ndikimi i motit të ftohtë do të ndihet për një periudhë të gjatë kohore. Temperaturat u ulën deri në -10C (14F) gjatë natës, në Skoci që shënuan -8C (18F). Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit u ka kërkuar udhëtarëve që të marrin masa paraprake sigurie, ndërsa Policia e Uellsit të Veriut ka dhënë këshilla për këmbësorët. Pati ndërprerje në trenat në perëndim të Skocisë.

Met Office Annie Shuttleworth njofton se shumë qytete do të shohin temperaturat rreth -4C (25F) të shtunën.

"Do të ketë disa reshje dëbore që do të vazhdojnë në Skocinë jugperëndimore gjatë gjithë mëngjesit, kryesisht duke rënë mbi tokën e lartë mbi një ose 200 m, por mund të ketë pak në nivele më të ulëta nëpër pjesë të Distriktit të Liqenit, për shembull, deri në kohën e drekës”, thuhej në njoftim.

Kushtet e dimrit po ndikojnë edhe në pjesë të tjera të Evropës. Aeroporti i Mynihut ka anuluar të gjitha fluturimet deri të paktën në mesditë për shkak të borës së madhe, sipas një deklarate në faqen e tij të internetit.