Gianluigi Buffon ka theksuar se ndeshja e Shqipërisë ndaj Italisë nuk do të jetë e vështirë dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Në fjalët e tij pas shortit, ish-portieri tha se nuk duhet kaluar me eufori fakti se ndeshja e parë është ndaj asaj që në teori cilësohet më e lehta në grup.

Legjenda italiane bëri thirrje që Shqipëria të respektohet pasi do të jetë një problem në grup. “Të mos vendosim karrocën para kuajve.Shqipëria është në një grup ferri, por duhet respektuar. Besoj se Shqipëria do të jetë problem jo vetëm i Italisë, por edhe Spanjës e Kroacisë.

Nuk mund të bëjmë parashikime nëse një barazim apo humbje ndaj tyre në ndeshjen hapëse mund të ndikojë në rrugëtimin tonë. Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar ato”, u shpreh Buffon.