Burime për “The Sun” kanë bërë me dije se Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas 8 muajsh lidhje.
Arsyeja e ndarjes thuhet se është fakti që artistja dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë.
Kujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë botërore konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.