Pas intervistës së bujshme të Belén Rodriguez në ‘Domenica In’ nuk ka munguar reagimi i Stefano De Martinos.

“Kur marrëdhëniet mbarojnë, në përgjithësi, ka dy të vërteta, secili ka të vërtetën e tij”.-ishte deklarata e tij.

Prezantuesi, pak orë pas intervistës së Belén, në 'Che tempo che fa' tha: “Ka nga ata që duan të zbulojnë dhe nga ata që të mbajnë për vete, kam vendosur të mos e bëj këtë për dy arsye”, vazhdoi ai, “E para është për të mirën që ka ndodhur dhe për atë që ekziston ende, dhe unë ende e dua shumë Belen. Dhe pastaj mbi të gjitha sepse Belén është nëna e djalit tim dhe kjo do të jetë gjithmonë gjëja më e rëndësishme."

Në ‘Domenica In’, Belén foli për herë të parë për ndarjen e tyre, pranverën e kaluar, pasi u ribashkuan. Belén tha se ajo u tradhtua nga De Martino disa herë dhe prej andej u nda. “Vajzat, më shumë se një, pranuan menjëherë gjithçka. Mbërrita në 12, pastaj nuk telefonova më”, ka treguar ajo teksa ka folur për tradhtitë.

Stefano De Martino nuk ka dashur t'i shtojë asgjë tjetër gjithë kësaj. Thjesht një urim: “Dëgjova fillimisht fjalët e Ornella Vanonit, ajo foli për dashuritë e saj. Dhe në mendje më erdhi një frazë e Charlie Chaplin: “Jeta është një tragjedi nëse e shikon fillimisht, ngadalë, por është një komedi nëse shihet në një pamje të gjatë."