Michael B. Jordan u përfshi në një aksident me Ferrarin e tij në Hollywood, Kaliforni, të shtunën mbrëma.

Një zëdhënës i LAPD-së tha se ngjarja ka ndodhur në orën 23:34 në një pjesë të bulevardit 'Sunset' dhe ishte një "përplasje trafiku e një automjeti me një automjet të parkuar".

Sipas zyrtarëve, nuk kishte asnjë të lënduar dhe nuk u ngrit asnjë akuzë nga asnjë palë.

Në fotot e publikuara nga TMZ, parafangoja e djathtë e automjetit luksoz blu të yllit shihet e shkatërruar dhe njëra prej gomave u vu re disa metra pas makinës pas përplasjes. Nuk dihet nëse drejtuesi tjetër ishte në automjet apo i pranishëm në momentin e përplasjes.

Sipas TMZ, një oficer në vendin e aksidentit e pyeti Jordanin "Çfarë ndodhi?" por aktori zgjodhi të mos jepte një shpjegim.

Përveç dëmtimit të automjeteve, nuk u raportuan të lënduar dhe ylli i "Wakanda Forever" plotësoi një raport policor para se të largohej. 

Në një video të siguruar nga TMZ, Jordan mund të shihet duke folur në polici me një mik të paidentifikuar në trotuar pas aksidentit.

Në atë kohë, aktori dhe shoku i tij dukeshin të padëmtuar dhe të qetë.