Ndonëse kanë kaluar disa muaj nga ndarja e tyre, Olsi Bylyku dhe Egli Tako vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Një nga teoritë që qarkullon rreth tyre është se ndarja ka qenë e stisur dhe se njëri prej tyre do bëhet pjesë e "Big Brother VIP" për të rikrijuar një histori alla Bora- Donald.

Kjo gjë është diskutuar edhe në studion e "Shqipëria Live", ku paneli në studio diksutoi edhe mbi aludimet për këtë "skemë".

Lidhur me këto zëra ka reaguar indirekt Egli, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory i quan fjalët si "telenovelë indiane", duke mohuar pretendimet. "Po, po. Yhy. Telenovela indiane."- shkruan ajo.

Në një intervistë, kur foli për herë të parë për ndarjen e bujshme nga aktori, Egli tha:

"Ka qenë një periudhë ndryshe. Kam njohur veten time. Jam falenderuese që ndodhi si moment sepse nuk do e kisha njohur këtë anë timen nëse nuk do kisha qenë vetëm. Ka pasur momente të caktuara që ndihet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar edhe e gjatë. Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me atë lëmshin e ndjesive të tjera. Por, jam ok, jam shumë mirë. Jam shumë mirënjohëse. Ai është arsyeja pse nuk sot jam e ftuar këtu. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe sakrificë që ka bërë në marrëdhënien tonë për aq sa zgjati. Njerëzit dhe gjërat nuk mbahen me zor."