Në zemër të Tiranës, ‘Hotel Elisa Tirana Affiliated by Meliá’, hoteli-butik me 4 yje është ideal për disa ditë të paharrueshme me partnerin apo familjen tuaj, e jo vetëm. Me një dizajn urban, hoteli ndërthur modernitetin dhe elegancën.
Në ‘Hotel Elisa Tirana’ ju shijoni pushimin dhe qetësinë e hapësirave të shkëlqyera, dhomave shumë të rehatshme, barin dhe restorantin e mrekullueshëm. Qëllimi i ‘Hotel Elisa Tirana’ dhe i zinxhirit ‘Meliá’ është të ofrojë më të mirën e luksit dhe ndërkombëtaritetit, duke i dhënë hapësirë mjeshtërisë dhe profesionalizmit në çdo fushë.
Dhomat e ‘Hotel Elisa Tirana’
Ka 8 tipologji dhomash të shpërndara në disa kate. Çdo dhomë ka një prekje unike: ato janë të gjitha të mobiluara me objekte të cilësisë së lartë dhe me dizajn bashkëkohor:
-Standard Room with Double Bed
-Standard Room with Views and Double Bed
-Premium Room with Balcony
-Suite with Bathtub
-Suite with Tarrace
-Suite
-Junior Suite
-Presidential Suite
View this post on Instagram
Secila prej dhomave ka pajisje cilësore dhe shërbime premium të personalizuara për ta bërë qëndrimin tuaj vërtet ekskluziv.
Në ‘Presidential Suite’ mund të ndiheni si në shtëpi, është dhoma më e madhe në hotel, ideale edhe për mbledhje pune apo festa të vogla në grup.
Restoranti dhe bari
Shefat më të mirë shqiptarë dhe të huaj kanë shprehur filozofinë dhe vokacionin modern të hotelit në një menu jo vetëm të shijshme, por që pasuron përvojën tuaj përmes kërkimit për shije të rralla.
Me një kombinim të pjatave tradicionale të freskëta me ndikime ndërkombëtare, ju mund të zgjidhni mes vakteve ndërkombëtare ose gatimeve tradicionale shqiptare.
Koktejet gjithashtu ia vlen të shijohen, duke përfshirë klasikët dhe firmat e shkëlqyera.
SPA
Përqafoni relaksin te SPA e ‘Hotel Elisës’. Nëse doni të shkëputeni dhe të rivendosni balancë në mendje dhe trup, në ‘UME SPA’ mund të shijoni një moment qetësie dhe të bukur që në momentin e parë që mbërrini. Ju mund të gjeni një shumëllojshmëri trajtimesh inovative dhe masazhe.
Dhurojini vetes një eksperiencë të jashtëzakonshme në dhomën e kripës, dhomën e avullit, sauna apo Jacuzzi. Ata që qëndrojnë në hotel mund të kalojnë një orë në ditë në SPA e cila është e përfshirë në paketë.
Të gjithë ata që duan të relaksohen dhe arratisen për disa orë nga streset e jetës së përditshme, nuk duhet të humbasin paketat që ‘Ume Spa’ ofron.
Pse ‘Hotel Elisa Tirana’?
Për ndërthurjen e mikpritjes shqiptare, kozmopolitanizmit dhe bashkëkohësisë. Një hotel me 4 yje që di si t'i bëjë të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre.
Në zemër të qendrës së qytetit, ‘Hotel Elisa Tirana’ kombinon elegancën dhe modernitetin në një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës.
Dhe pjesa më e bukur? Të gjitha shërbimet si: Spa, Transferta në aeroport, Dhoma familjare, Parkim privat, Sauna, Recepsion 24-orësh, Check-in herët, Check-out vonë, Restorant À la carte, Shërbim në dhomë, Sigurimin, etj. i përfitoni për çmimet më të mira dhe të arsyeshme me paketa të krijuara me kujdes për klientët.