Që muzika e Yll Limani është si terapi për të gjithë dëgjuesit e tij, ky është fakt.
Prej debutimit të tij në muzikë, Ylli ka arritur të depërtojë në zemrat e të gjithëve me tekstet e bukura, romantike, të trishta e sigurisht edhe ritmike.
Diçka është e sigurt, çfarëdo që bën Ylli është po aq yll. Dhe pritshmëritë për albumin e tij janë të mëdha.
Ylli zbuloi se albumi i ri mban titullin “Tjetër” dhe do publikohet më 21 dhjetor.
“Albumi “Tjetër”, 21.12.2023, premtoj lot dhe gëzim”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e një foto nga fëmijëria. Më pas në një postim tjetër ai shkroi se ky album do jetë si një ‘terapi falas’ për të gjithë.
View this post on Instagram