Bora Zemani ishte e ftuar ditën e sotme në S'e luan topi" në një rrëfim shumë të ndjerë.

Mes të tjerash moderatorja tregoi sesi e ka takuar për herë të parë Donaldin, mesazhin e tij të parë dhe sesi e kuptoi që në fillim se do ishin për njëri-tjetrin.

Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri. Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte  qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit. Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi.”-tregoi Bora.