Skena shkatërrimi u shfaqën përgjatë bregut perëndimor të Japonisë të martën, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqeshin të shpëtonin banorët e bllokuar në rrënojat e një tërmeti me magnitudë 7.5 që ka shkaktuar pasgoditje të shumta dhe ka vrarë dhjetëra njerëz.

Të paktën 50 persona janë konfirmuar të vrarë deri në orët e para të datës 2 janar, konfirmoi për CNN një zëdhënës i prefekturës Ishikawa.

Një numër i madh personash të trajnuar gjenden në zonat më të goditura për të gjetur të mbijetuarit, por po luftojnë me kohën, pasi ndërtesa të tëra janë shembur.

Në qytetin Wajima, kanë rënë zjarre të shumta dhe sipas departamentit të zjarrfikëses, 100 shtëpi dhe ndërtesa janë djegur totalisht. Në mes 30 viktimave, 15 prej tyre raportohen pikërisht në këtë qytet.