Është e hënë, mes janari dhe jemi përgjatë dimrit. Këto arsye tashmë mund të jenë të mjaftueshme për të na bërë të mos jemi tamam të gëzuar sot më 15 janar, por sipas një ekuacioni matematikor, sot është dita më e trishtë e vitit. Quhet 'E Hëna Blu' dhe shënohet çdo vit të hënën e tretë të janarit: por pse është kështu?

Krijimi i kësaj date daton në vitin 2005, kur Sky Travel kërkoi nga psikologu Cliff Arnall, një studiues në Universitetin e Cardiff-it, për të përcaktuar ditën më dëshpëruese të vitit. Propozimi kishte një qëllim biznesi: të përpiqej të shiste më shumë pushime tek publiku.

Arnall përdori një formulë që merrte parasysh motin, borxhin dhe keqardhjen në fund të sezonit të festave: W+(Dd)] x TQ/M x NA.

Në të cilën, W është "moti", D është "borxhi" (borxhet e fituara gjatë periudhës festive), d është "paga mujore" shumëzuar me kohën e kaluar që nga Krishtlindjet (T, "koha që nga Krishtlindjet") dhe Q është zhgënjimi për të thyer rezolutat e Vitit të Ri ndërsa M është "nivel i ulët motivues" dhe NA, nevoja për të ndërmarrë veprime.

Vitet e fundit,  është e zakonshme në mediat sociale të shohësh mesazhe inkurajimi dhe rezoluta për të kundërshtuar atë që supozohet të jetë "zyrtarisht" dita më e trishtuar e vitit.