Diagnostikimi i mbretit Charles me kancer u kap herët, thotë kryeministri britanik Rishi Sunak.
Të martën, Sunak foli për diagnozën e kancerit të mbretit teksa u shfaq në BBC Radio.
“Natyrisht, si gjithë të tjerët, jam i tronditur dhe i trishtuar, dhe të gjitha mendimet tona janë me të dhe familjen e tij. Fatmirësisht, është kapur herët,"-tha Sunak, duke shtuar se ai shpreson që Mbreti, 75 vjeç, "të marrë trajtimin që i nevojitet dhe të shërohet plotësisht".
“Kjo është ajo për të cilën ne të gjithë shpresojmë dhe lutemi, dhe sigurisht që jam në kontakt të rregullt me të dhe do të vazhdoj të komunikoj me të si normalisht,” vazhdoi ai.
“Ai do të jetë në mendimet dhe lutjet tona, shumë familje në mbarë vendin duke e dëgjuar këtë do të jenë prekur dhe ata e dinë se çfarë do të thotë për të gjithë. Kështu që ne thjesht do të jemi të gatshëm për të dhe shpresojmë se mund ta kalojmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur."
Ai më pas u pyet nëse ai kishte folur me Charles dhe nëse takimet e tyre ballë për ballë do të vazhdojnë, për të cilën ai u përgjigj: "Ne nuk përpiqemi të hyjmë në detaje, por unë jam në kontakt të rregullt me të. Jam gjithmonë dhe kjo do të vazhdojë absolutisht."
'Buckingham Palace' zbuloi të hënën se pasi iu nënshtrua një procedure për trajtimin e një prostate të zmadhuar në janar, Mbreti ishte diagnostikuar me një "formë kanceri".
"Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje tjetër shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri," tha pallati në një deklaratë.
"Madhëria e tij ka filluar sot një orar trajtimesh të rregullta, kohë gjatë së cilës ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Madhëria e Tij do të vazhdojë të ndërmarrë punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht," vazhduan ata.
"Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit spitalore. Ai mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur," shtohet në deklaratë. “Madhëria e tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën e tij për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri”.