Shumë protagoniste gra dhe vajza, në të pesta edicionet e drejtuara nga Amadeus kanë zbukuruar skenën prestigjioze të Sanremos për të prezantuar këngëtarët që do të jenë e konkurrente.
Po, në garë?
Dhe këtu gratë, megjithatë, janë gjithmonë në pakicë. Dhe mbi të gjitha podiumet thuajse gjithmonë u flasin meshkujve. Por viti 2024 mund të jetë pikë kthese. Kjo ndoshta për shkak se hera e fundit që një grua fitoi Sanremon daton 10 vjet më parë, kur Arisa triumfoi me "Controvento".
Gjithsesi këtë vit nuk është numri i pjesëmarrjes ai që ndihmon këngëtaret. Po t`u referohemi atij, nga 30 konkurrentë, vetëm 9 janë vajza dhe gra. Janë historitë e tyre ato që i japin një dorë këtë vit.
Alessandra Amoroso është një nga pretedentet, e cila është rikthyer në Itali pas arratisjes së Kolumbi. Sulmet dhe kërcënimet me vdekje në rrjetet sociale e bënë të largohej disa kohë më parë.
Loredana Berte, me këngën Pazza, ka treguar edhe më herët dhunën në familje.
Babain që e rrihte nënën në muajin e tetë të shtatzënisë, pllakat me gjak të tualet apo kur babai e rrahu mbi arkivolin e motrës së saj në morg.
Motra e saj Mia Martini, një tjetër këngëtare e famshme italiane u gjet e vdekur në mesin e viteve `90, në shtëpinë e saj, në rrethana të çuditshme.
Të gjithë po thonë në rrjet se këtë vit do të jetë një fituese grua!