Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj është shpallur nga shteti shqiptar 'Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida'.

Kredencialet si 'Konsulle e Nderit' i janë dhënë nga ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati. Fillimisht, lajmi u bë i ditur nga 'Këshilli Koordinues i Diasporës', përmes një postimi në Facebook.

“Me një mesazh sa modest aq edhe domethënës shqiptarja e mrekullueshme ka pranuar rolin e ri, në të cilin është prezantuar nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati, ndërsa i ka dorëzuar edhe kredencialet”, thuhet në njoftim.

Në mediat sociale, Cunmulaj shkruan se e pranon një rol të tillë “me nder dhe përulësi”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)