WhatsApp po teston një funksionalitet të ri që i ndalin përdoruesit t'i bëjnë 'screenshot' të profilit të përdoruesve të tjerë. Funksioni i ri i platformës së mesazheve synon të rrisë privatësinë e përdoruesëve duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa pëlqimin e tyre.
Siç është vërejtur nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android, i cili është i disponueshëm në Google Play Store, kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një 'screenshot' të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim duke thënë "Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit" siç mund të shihet në imazhin më poshtë.
Kjo është e ngjashme me Snapchat dhe aplikacionet e pagesave si Paytm dhe Google Pay, të cilat gjithashtu i pengojnë përdoruesit të bëjnë screenshot. Megjithatë, ju do të jeni ende në gjendje të bëni një foto të fotografisë së profilit të një personi tjetër duke përdorur një pajisje dytësore si telefoni ose kamera.
Funksioni i bllokimit të 'screenshot' është i disponueshëm për një pjesë të vogël të testuesve beta për momentin, por duket se funksionaliteti do të shpërndahet për të gjithë në javët e ardhshme.