Ky artikull i dedikohet Eden Decor, një kompani lider, e cila ka triumfuar prej 10 vitesh në treg përmes aktivitetit me standard të lartë.

Në çdo projekt Eden ka sjellë gjelbërim dhe unikalitet në interior dizajn.

Prej 3 vitesh Eden Decor prodhon në Shqipëri 100% të gjelbërimeve vertikale.

Një detaj për t'u theksuar është se gjethet e prodhuara në fabrikën e Eden Decor janë të certifikuara në Gjermani nga kompania SGS (vetëshuhen në rast zjarri).

Suksesi më i madh i Eden Decor, është pjesëmarrja e tyre në ChristamWorld, panairi më i madh tregtar ndërkombëtar për sektorin e dekorimeve në Frankfurt Messe, e cila u zhvillua në datat 26-30 Janar 2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eden Decor (@edendecoralbania)

Ekspozita kishte më shumë se 950 ekspozues dhe më shumë se 39,300 vizitorë tregtarë.

Eden Decor, është kompania e parë shqiptare që u bë pjesë në këtë panair, madje ndër të parët që marrin pjesë në evente ndëkombëtare.

Përfaqësuesit e Eden Decor shprehën se feedback ishte shumë pozitiv nga vizitorët në stendë dhe nga kompanitë pjesëmarrëse, të cilat janë më të mëdhajat në Europë.

Referuar Eden, ne menduam t'ju sjellim në vëmendje 3 arsye pse dizajni i gjelbër ndikon pozitivisht në përditshmëri, në familje dhe në biznes:

1 . Reputacion më i mirë brand-it

Konsumatorët sot janë më të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit se kurrë më parë. Përdorimi i gjelbër jo vetëm që lidh kompanitë me ndjenjat publike, por gjithashtu rrit reputacionin e subjektit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eden Decor (@edendecoralbania)

2. Klientë më të lumtur

Në ambjentet kur dominon ngjyra jeshile dhe gjelbërimi, klientët priren të ndjejnë më shumë kënaqësi dhe të jenë më të qetë.

3. Gjelbërimi në shtëpi krijon harmoni dhe marrëdhënie të shëndetshme.

Në Eden ju gjeni forma të ndryshme dekori me gjelbërim që përshtaten për çdo ambjent duke i dhënë më shumë gjallëri. Dekori i gjelbër përshtatet me çdo stil dhe në Eden gjeni shumëllojshmëri modelesh.