Ilnisa ka folur shpesh për mbiemrin e saj, Agolli. Është përfolur se gazetarja e ka xhaxha dhe gjysh shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agollin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në Top albania Radio, vëllai i saj Kevi Agolli ka sqaruar lidhjen e tyre me Dritëroin.

“Prindërit tanë dhe Dritëroi janë kushërinj pasi gjyshërit e mi nga babai dhe prindërit e tij ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra. Janë rritur si vëllezër. Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga letërsia e pena, por është si xhaxhai.”