Edhe pse kravatat/ kollaret kanë filluar të zhduken nga dollapët e meshkujve,  ato po ringjallen si një aksesor për femrat. Në fakt, nëse dikur gratë filluan të mbanin kravata si simbol i luftës së tyre kundër patriarkatit , në ditët e sotme, shumë goca dhe gra e kanë përqafuar lëvizjen e tyre subversive dhe e kanë kthyer atë në një trend. 

Pra, kravata nuk është një aksesor i ri – për të qenë konkretë, ekziston që nga Franca e shekullit të 17-të – por për pjesën më të madhe të historisë së saj, aksesori u përket meshkujve dhe është bërë simbol i pushtetit dhe profesionalizmit.

Në vitin 2024, në pjesën më të madhe, kravatat janë më shumë një zbukurim sesa një domosdoshmëri. Megjithatë, nuk ka dyshim se lidhjet historike me luftën për të drejtat e grave e bëjnë veshjen e kravatës ende simbolizim të fuqizimit të tyre.  Në fakt, pas "vjedhjes" së pantallonave dhe kostumit,  kravatat janë i vetmi send që ka mbetur për t'u marrë nga dollapët e një burri.

Po ju, a jeni gati të shtoni një kravatë në gardërobën tuaj dhe të eksperimentoni?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)