Pas një turneu disa mujor mes artikujsh të shumtë, madje edhe një libri të tërë, Margot Robbie ka arritur në fund të ditëve të saj si ‘Barbie.’ Në 'Oscars 2024', aktorja vendosi t'i bënte ‘kukullës’ një funeral- në stilin ‘Barbie.’

Robbie kishte veshur një fustan bust, ngjyrë të zi vezullues, i ardhur direkt nga pista e ‘Versace.’ Ajo u kombinua mjaft mirë me aktoren dytësore të filmit ‘Barbie’ të nominuar po ashtu edhe për 'Aktoren më të mirë në rol dytësor', America Ferrera, e cila kishte veshur një fustan rozë me zinxhir i cili ishte stiluar nga një markë italiane.


Të gjithë kemi qenë kuriozë të shohim nëse Robbie do të shfaqej si një Barbie, siç ka bërë shumë herë në muajt e fundit. Gjatë promovimit të filmit, aktorja i ka ‘kënaqur’ fansat me veshjet e saj, nga kostumi me fund ‘Chanel’ deri te një fustan me zinxhir të gjithin rozë. Ajo madje ka sjellë edhe Barbie specifike, duke përfshirë Barbie "Enchanted Evening", Barbie "Day to Night", Barbie "Black Magic", Barbie "Earring Magic" dhe Barbie "Solo in the Spotlight".

Duket me vend që Robbie zgjodhi të mos dilte me një fustan tjetër rozë, por përkundrazi vendosi që personazhi i saj të 'perëndonte' me një fustan elegant të zi. Ne mendojmë se Barbie do ta miratonte më shumë këtë funeral, shkruan Vogue.