South Outdoor Festival, një nga festivalet më të mëdhenj që pritet me padurim në Shqipëri, ka zbuluar së fundmi fazën e parë të artistëve që do të ngjiten në skenën e këtij viti, duke premtuar një spektakël të vërtetë për të gjithë pjesëmarrësit.

Në këtë listë talentesh ku do të performojë për herë të parë në një festival shqiptar, spikat emri i GIMS, një nga figurat më të njohura në skenën botërore të muzikës. Ai vjen me një sërë suksesesh dhe hitesh ndërkombëtare si "Bella", "Desole" dhe "Est-ce que tu m’aimes", të cilat kanë dominuar top-listat në Francë e përtej. Performanca e tij është garantuar të jetë një nga momentet më kulminante të festivalit, duke sjellë një energji të veçantë dhe një repertor të pasur që ka tërhequr fansa nga e gjithë bota.

Emrat e njohur Shqiptar nuk mund të mungonin edhe këtë vit e këtu flasim për Ledri Vulën,një nga artistët më të shumë pritur në festival i njohur për energjinë e tij dhe këngët që janë bërë himne për shumë shqiptarë, ai do të sjellë në skenën e South Outdoor Festival një performancë të mbushur me surpriza për të gjithë dashamirësit e Hip-Hop-it.

Klikoni këtu për biletat me çmim të reduktuar!

Në skenën e muzikës elektronike, DJ Yubik vjen si një emër që po bën bujë në festivalet ndërkombëtare, falë seteve të tij dinamike në zhanret techno dhe progressive house. Pjesëmarrja e tij në label-in prestigjioz AFTERLIFE ka rritur ndjeshëm kërkesën për performancat e tij, duke e bërë atë një nga DJ-të më të kërkuar në festivalet muzikore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by South Outdoor Festival (@southoutdoorfest)

Aarón Sevilla, një tjetër DJ i njohur, me origjinë Meksikane vjen me një stil të veçantë që kombinon elemente të muzikës afro dhe latin house. Ai ka marrë pjesë në disa nga festivalet më të njohura botërore si: Ultra Music Festival dhe Burning Man, duke ndarë skenën me emra të mëdhenj si Carl Cox dhe Dubfire dhe tani është gati të ndajë skenën e South Outdoor Festival me pjesëmarrësit, duke premtuar një përvojë të paharrueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by South Outdoor Festival (@southoutdoorfest)

Për të apasionuarit e ritmeve latine dhe house, Cumbiafrica do të jetë pjesë e festivalit, duke shtuar një ngjyrë të veçantë në gamën e zhanreve muzikore që do të prezantohen. Grupi, i cili po bëhet shpejt simbol i muzikës latine me miliona shikime e hite si “Morenita, El Sueno apo Aguila”, është gati të ndezë skenën me performancën e tyre.

South Outdoor Festival po përgatitet të jetë madhështor këtë vit, ndër emra të tjerë të njohur që do të marrin pjesë, priten edhe shumë surpriza që do të bëjnë këtë edicion të festivalit të veçantë dhe të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.