Lily Allen është bërë së fundmi nëna më e famshme që hodhi poshtë mitin "t’i kesh të gjitha".

Këngëtarja 38-vjeçare ka thënë për podkastin e Radio Times se dy vajzat e saj, Ethel, 12 vjeç dhe Marnie, 11 vjeçe, "shkatërruan plotësisht" karrierën e saj.

"Unë mërzitem shumë kur njerëzit thonë se mund t'i kesh të gjitha," thotë ajo. "Sepse sinqerisht nuk mundesh."

Që kur Helen Gurley Brown, atëherë redaktore e US Cosmopolitan, shpiku frazën në vitin 1982, "ta kesh të gjitha" është shpallur si qëllimi aspirativ i çdo gruaje moderne

Baballarët që punojnë nuk pyeten kurrë nëse mund t'i kenë të gjitha, dhe megjithatë gratë maten ende me aftësinë e tyre për të menaxhuar shtëpinë, për të rritur një familje dhe për të mbajtur një karrierë të lartë.

E megjithatë, si ia dalin në të vërtetë gratë më të fuqishme në botë me familje të lulëzojnë në profesionet e tyre?

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si gratë e profilit të lartë duket se arrijnë të kenë fëmijë, një shtëpi të rregullt, një karrierë të mrekullueshme dhe një martesë të fortë, atëherë një (ose më shumë!) nga këto është ndoshta përgjigjja…

Kopshti i gjyshit dhe gjyeshes

Shumë gra të suksesshme që punojnë janë afruar më shumë me prindërit e tyre për të përfituar nga kujdesi për fëmijët dhe mbështetjen e familjes.

Modelja Chrissy Teigen ka qenë gjithashtu shumë e hapur për rolin jetësor që nëna e saj, Vilailuck "Pepper" Teigen, luajti për të ndihmuar në rritjen e katër fëmijëve të saj me John Legend.

Babai që qëndron në shtëpi

Sheryl Sandberg, ish-CEO i Metës, thotë se “vendimi juaj më i rëndësishëm për karrierën është se me kë do të martoheni” (dmth: dikush që bën pjesën e tij në punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve) dhe pas shumë grave të suksesshme qëndron një bashkëshort që qëndron në shtëpi.

Trajnime për mirëqënien mendore

Hulumtimet e fundit zbuluan se 61 për qind e nënave ndihen fajtore për mungesën e kohës, ato ndjekin trajnime për menaxhimin e kohës dhe detyrave kryesore.

Patjetër një super dado!

Mirëmbajtëset e pastrimit të shtëpisë.