Prej kohësh po flitej për një lidhje dashurie mes nutricionistes Diola Dosti dhe biznesmenit të njohur shqiptar, Erolld Belegu. Thashethemet u nxitën nga disa postime që kanë shpërndarë në rrjete sociale. Lajmi u zyrtarizua javën e kaluar nga vetë protagonistët. Erolldi publikoi një foto në Instagram ku shihet i përqafuar me Diolën, ndërsa kjo e fundit i dhuron një puthje në faqe. "Thjesht lumturi", shkruan Erolldi në postimin e tij, ndërsa Diola e ripostoi atë duke shtuar: “Thjesht dashuri”, duke etiketuar Erollin, të shoqëruar me ikonën e një zemre të bardhë.
View this post on Instagram
Ky lajm duket se ka marrë edhe miratimin e fëmijëve të Diolës.
Bleza, njëra nga vajzat e Diolës, ka shprehur publikisht lumturinë e saj për këtë lidhje të re.
Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një fotografi të ngrohtë të nënës së saj dhe të Belegut, duke nënvizuar mirëqenien që ndien për faktin se nëna e saj ka gjetur dashrinë pas ndarjes nga babai i saj.
View this post on Instagram