Bes Kallaku ka thyer heshtjen duke konfirmuar në "Ferma Vip" ndarjen nga Xhensila Myrtezaj. 

Teksa ndodhej në Fermë duke biseduar me konkurrentët, ai tregoi një episod nga udhëtimi i fundit në Itali, duke thënë se vajzën e sheh më shpesh, ndërsa djalin më rrallë. 

Aktori theksoi se ka ditë që mërzitet por uroi shëndet për ta duke theksuar se duhet të jemi falenderues. 

"Gocën e shoh më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa gjëra në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. Rëndësi ka të jenë mirë me shëndet. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet."