Teksa ne e presim në Shqipëri, Drake na ka dërguar një përshëndetje nga UBS Arena në New York. Në një nga koncertet e tij të turneut "It's All a Blur Tour", ylli kanadez ka parë flamurin kuq e zi mes fansave.
Kjo e ka shtyrë të përshëndesë shqiptarët duke thënë:“Oh po, përshëndes shqiptarët”.
Videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, pasi një fanse e ka publikuar në TikTok.
View this post on Instagram
Kujtojmë se pak muaj më parë Drizzy zbuloi se në 2024 do realizojë një tur në Europë. Ndonëse ende nuk ka detaje zyrtare ai ka thënë se dëshiron të udhëtojë më shumë e të vizitojë vende ku nuk ka qenë kurrë. Mes tyre edhe Shqipërinë. "Padyshim që do bëj një tur në Europë në 2024. Dua të udhëtoj më shumë. Nuk kam qenë kurrë në Itali, Tokio. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri."- tha ai asokohe.
Në nëntor, artisti me famë botërore lançoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, një videoklip i dedikuar i gjithi Shqipërisë me reperin që ka përdorur shqiponjën që në hyrje të videoklipit. Më pas ai shfaqet me disa shqiptarë duke luajtur poker dhe bilardo në një anije në mes të Adriatikut.
Gjatë gjithë kohës, Drake dhe protagonistët shihen të veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjën në shpinë, teksa klipi mbyllet me shqiponjën dy krenare duke fluturuar mbi det.